Connect with us

Kosova

Kosova dhe Serbia…Të gjitha zero/ Befason Daniel Serwer

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me 2 maj në Bruksel, në kuadër të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm për përballjen me Vuçiqin dhe ka deklaruar se pret rezultate konkrete. Edhe presidenti serb ka shprehur gatishmërinë për “bisedime të vërteta me shqiptarët”, teksa ka thënë se duhet një dialog i vërtetë.

Por, skeptik për takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiq është shprehur eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, I cili ka thënë se Kosovës do t’i duhet të tregojë se çfarë do të pranojë për të mundësuar “vetëmenaxhimin” për komunitetin serb.

Ndërsa, duke komentuar thirrjet e politikanëve serbë për bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, që u mbajtën me 23 prill dhe mundësinë për ndëshkime nga ndërkombëtarët për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit, Serwer tha se Serbia do të zbatojë vetëm atë që dëshiron.

Sipas tij, kjo tregon se nuk ekziston asnjë marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Vuçiq e ka bërë të qartë se Serbia do të marrë dhe zgjedhë atë që dëshiron nga zbatimi i dy marrëveshjeve. Kjo do të thotë se në të vërtetë nuk ka asnjë marrëveshje fare”.

Eksperti ka shtuar se “vetëm kur BE-ja të inkorporojë dispozitat në procesin e anëtarësimit, do t’i kërkohet Serbisë të respektojë marrëveshjen. Kjo datë mund të jetë larg”

Advertisement