Connect with us

Kosova

Kosova mbetet jashtë axhendës së Këshillit të Evropës

Lajmi për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në maj të këtij viti u përcoll me shumë interes. Atë kohë Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, momentin e aplikimit e pati konsideruar hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën.

Por nga 12 maji i 2022 kur u dorëzua dosja e aplikimit, asgjë nuk ka lëvizur në Këshillin e Evropës në Strarburg.

Media në Prishtinë shkruajnë se “tema e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, nuk ka hyrë deri më tani në asnjë axhendë zyrtare, pavarësisht shpresës se më 5 tetor, dosja e aplikimit do të niste të diskutohej, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Njohësit e zhvillimeve në Strasburg, janë pak optimist se tema e antarësimit të Kosovës në këtë organizëm do të futet në diskutim këtë vit, sidomos për shkak të Francës, e cila nuk është shumë e bindur për përshpejtimin e këtij procesi.

 

Advertisement