Connect with us

Kosova

Kosova në OKB/ SHBA presion mbi 5

Ish-diplomati britanik, Timothy Less beson se Kosova do ta ketë të vështirë të zhvillohet për aq kohë sa nuk do mund ta zgjidhë problemin me Serbinë. Në sferën ekonomike, ai thotë se investitorët e huaj do të hezitojnë të investojnë dhe se kjo ka pasoja në jetën e përditshme të kosovarëve.

Less aktualisht sheh një konflikt interesash mes Kosovës dhe Perëndimit, pasi mendon se në Prishtinë janë bërë disa llogari të gabuara. Ai tha në një intervistë se kryeministri Albin Kurti po përpiqet të shmangë një përplasje me Perëndimin duke pranuar diçka. Sipas Lees, fuqitë perëndimore do këmbëngulin që Kurti t’i heq kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja me Serbinë sipas planit franko-gjerman, thotë se do ta afronte Kosovën me njohjen e plotë ndërkombëtare. Por, Ish-diplomati britanik tha se duhet pranuar “transferimi kuptimplotë i pushtetit në veri”. Sipas tij, kjo marrëveshje ka rrezik të dështojë po aq sa ka mundësi që të bëhet.

Gjithashtu Less e parashikon të vështirë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo – tha ai- se do të varet nga dy faktorë. Anëtarësimi në BE thotë Lees varet nga njohja prej pesë vendeve anëtare dhe për këtë parashikon që SHBA do të ushtrojë presion mbi to.Të njëjtin parashikim ai e ka edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas studiuesit në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Cambridge-it, problemet me të cilat po përballet Kosova sot do të mund të ishin shmangur. Ai vlerëson se ndërkombëtarët kanë bërë disa llogari gabim.

Less e parasheh të ardhme të vështirë për Kosovën.  Ai tha se “veriu ndoshta do të bie nën kontrollin e Serbisë” dhe se, nëse Kosova nuk mund ta sigurojë njohjen, “ndoshta do të shkojë drejt bashkimit me Shqipërinë”.

Advertisement