Connect with us

Kosova

Kosova në rrezik nga agjentët e Serbisë, eksperti kërkon hetime të thella në këtë pistë

Së fundi, vëmendje të madhe ka marrë në Kosovë, arrestimi i Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, kjo pasi që të dy dyshohën për spiunazh në favor të Serbisë.

Gjatë basitjes në shtëpitë e dy të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

Kjo gjë, ka nxitur reagime të mëdha, teksa dhe është vënë në pikëpyetje siguria kombëtare.

Lidhur me gjithcka me siper, ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Si fillim, ai u shpreh se rekrutimi i ish-funskionarëve nga shteti serb është një shqetësim serioz, pasi rrezikon sigurinën kombëtare.

“Rekrutimi i ish funksionarëve dhe përdorimi i tyre për qëllime në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, është një shqetësim serioz që cënon sigurinë kombëtare. Bazat dhe agjentët serbë në Kosovë duhet të zbulohen nga shërbimet e inteligjencës në bashkëpunim me shërbimet e shteteve aleate. Me shumë rëndësi është kontrolli i administratës, në veçanti institucionet që mbajnë dhe përpunojnë materiale sensitive”– theksoi eksperti duke shtuar se “Kjo është lufta hibride, që përgatit terrenin e një konflikti ushtarak. Ne jemi dëshmitarë që shërbimet e Rusisë kanë depërtuar në nivelet e larta të ushtrisë gjermane/ Ky fakt kërkon rritje të nivelit të inteligjencës”.

Advertisement