Connect with us

Kosova

‘Kosova nuk i plotëson kushtet për të qenë në asnjë organizatë ndërkombëtare’

Deputeti opozitar serb dhe kryetari i partisë “Serbia Qendër” (SRCE), Zdravko Ponosh, ka thënë se nuk është rastësi që seanca e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, ku u vendos që Kosova të marrë statusin e anëtarit të asociuar, nuk ka marrë aq shumë vëmendje në faqet e para të gazetave të përditshme në Serbi.
Për atë se çfarë ai mendon për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Ponosh deklaroi:

“Për publikun e brendshëm, tregimi i pranimit në NATO mund të paraqitet si një çështje e kundërshtarit, kështu që është normale që ta pranojnë Kosovën në NATO, ndërsa pranimi i saj në Këshillin e Evropës, kjo është çështje e jona. Hyrja e Kosovës në NATO është diçka që është prioritet i atyre që janë më të fuqishëm në Perëndim, prandaj kjo është një çështje që po shtyhet perpara sepse ata kanë nevojë per kete gje”, pretendoi deputeti serb.

Ajo që është dashur të thuhet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas Ponoshit, është se “Kosova nuk i plotëson kushtet për të qenë në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Advertisement