Kosova
KOSOVA NUK KTHEHET/ Me Trump asnjë rusofil në Serbi nuk do të jetë i kënaqur
“Donald Trump nuk do të na e kthejë Kosovën, por ai do të jetë shumë më i favorshëm me Beogradin” – keshtu tha Vuk Vuksanoviç, studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë. Ai gjithashtu theksoi se asnjë rusofil apo properëndimor në Serbi nuk do të jetë shumë i kënaqur.
Kujtojme se Donald Trump, kandidati republikan, shpalli fitoren në zgjedhjet amerikane, pasi fitoi shumicën e votave në shtetin kritik të Pensilvanisë, së bashku me fitoren ne Karolinën e Veriut dhe shteteve të tjera.
“Kjo potencialisht përfaqëson një epokë të re të dominimit republikan, të ngjashme me atë që gëzonte Partia Republikane gjatë epokës së Ronald Reganit,” – vuri në dukje Vuksanoviç.
“Investimi më i madh i politikës së jashtme të koalicionit qeverisës në Serbi duket se ka dhënë rezultat. Ajo që presidenti Vuçiç bëri, ishte blerja e kohës dhe pritja për të parë se kush do të ulej në Shtëpinë e Bardhë” – shpjegoi studiuesi Vuksanovic.
Siç vlerësoi ai, gjithsesi kushdo që do të fitonte, në Serbi do të kishte zhgënjim si për rusofilët ashtu edhe për properëndimorët, sepse, siç u shpreh ai, “do të ketë ndonjë kthesë të mprehtë në politikën e jashtme amerikane drejt vendeve periferike si Serbia, Kosova dhe Ballkani te pergjithesi”.
“Unë besoj seTrump nuk do të na e kthejë Kosovën, por se do të jetë shumë më dashamirës ndaj Beogradit” – theksoi Vuksanovic
“Potencialisht ai do të jetë shumë më i ashpër ndaj Albin Kurtit dhe më i favorshëm ndaj Beogradit në formën e njohjes së statusit të komuniteteve me shumicë serbe në Kosovë” – deklaroi Vuksanovic qe gjithashtu theksoi se situata në Serbi nuk varet aq shumë nga kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, nëse marrim parasysh 12 vitet e fundit.