Connect with us

Kosova

Kosova peng i çmendurisë populiste/ Abdixhiku për vizitën e Blinken

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Tiranë. Ai ka thënë se vite më parë një vizitë e tillë në nuk do ta ishte e mundur pa kaluar edhe nëpër Kosovë dhe sipas tij, teksa në vend po qeveris Albin Kurti, Kosova është bërë peng i cmendurisë

“Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritshmëri, dhe sa kam kuptuar nuk janë të paktë, nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë ekonomikisht, politikisht dhe me miq!

“Në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej populizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike, për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi. Jam i lumtur për ecjen me hapa të mëdhenj të  Shqipërisë. Po e bëjnë me mençuri, si vend i NATO-s dhe me partnerë”       – deklaroi Abdixhiku

“Kosova është bërë peng i çmendurisë populliste. Duartokiten përplasjet dhe nxitet deliri i madhështisë false. Mburren me terrin politik që po na shoqëron tani e tre vjet” – ka theksuar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kujtojmë se dje, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Tiranë, u shpreh se Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan më kthim pas për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurse kryeministri Edi Rama, gjatë conferences për shtyp me Blinken potencoi:

“Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA-të nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve në këtë rajon dhe specifikisht interesi për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë”

Advertisement