Kosova
Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj

‘Kosova po fiton betejën për kontrollin e veriut të saj rebel, me shumice serbe, derisa shpresat për normalizimin e marredhenieve mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen’ – Kështu thuhet në një shkrim të Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Sipas këtij Instituti, institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës se vitit 1999 dhe pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, po shpërblehen si pasojë e një operacioni paraushtarak të mbeshtetur nga Serbia në shtator 2023.
“Ndërsa rezistenca e kufizuar e dhunshme mbetet e mundur, Veriu i Kosovës i cili shpresonte për një autonomi apo bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet pa deshirë autoritetit të Prishtinës. Këto janë ditë të vështira për komunitetin serb, e ardhmja e te cilit është jetike për afrimin mes Beogradit dhe Prishtinës. Për të mbetur një komunitet i aftë për vetëqeverisje, ata kanë nevojë për qasje të vazhdueshme në institucionet serbe, veçanerisht në arsim dhe kujdes shëndetësor, plus mbështetje financiare. Ata gjithashtu kanë nevojë për nje ndjenje sigurie, e cila mund të ofrohet vetëm me kthimin e serbëve në forcën policore te Kosovës, nga e cila ata dhanë doreheqje në shenjë proteste në nëntor të vitit 2022”- thuhet në raport.
Aty shkruhet se Prishtina duhet tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të parandalojë veprimtari paraushtarake.
“Ne vitin 2021, Prishtina filloi të zbatoje autoritetin e saj në veri të Kosovës me një forcë të madhe policore. Masat e Prishtinës nxitën bojkot dhe dorëheqje masive nga serbèt, kështu qe policia dhe zyrtarët publik në këtë zonë me shumice serbe, janë shumica shqiptare. Barrikadat e vendosura nga vendasit mobilizuan popullsinë, shumë prej te cilëve janë të armatosur. Ne maj 2023, nje turme e zemeruar protestuesish serb, u përlesh me paqeruajtësit e NATO-s, duke lënë shumë ushtarë të KFOR-it të plagosur” – thuhet në raportin e këtij Isntitucioni.

