Connect with us

Kosova

Kosova s’do jetë viktima e vetme/ Osmani: Rajoni në rrezik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kroacisë – HRT, ka thënë se shteti kroat mund të kontribuojë për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, në mënyrë që Beogradi mos ta përsërisë më këtë akt  agresioni. “Nëse Serbia iu shpëton tani sanksioneve nga komuniteti ndërkombëtar, vecanrisht nga Bashkimi Europian dhe SHBA, Kosova nuk do të jetë viktima  tyre e vetme, por në fakt i gjithë rajoni është në rrezik dhe një front i ri lufte do të ndërtohet për Rusinë në Ballkanin Perëndimor” – theksoi presidentja Osmani Ajo ka theksuar gjithashtu se Serbia më 24 shtator synonte “aneksimin e pjesës veriore të Kosovës” dhe nuk do të ndalej me kaq, “por do të destabilizonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor” “Shteti serb ka kohë që financon hapur “Brigadën e Veriut” dhe “Mbrojtjen Civile’, sidomos muajt e fundit. Stërvitja e terroristëve u zhvillua në objektet dhe bazat ushtarake serbe, në livadhet e Pasuljanskit dhe në baza të tjera ushtarake. Për këtë ne posedojmë dokumentacione dhe materiale të regjistruar. Industria ushtarake serbe prodhoi armët që ne i konfiskuam, të cilat i përkisnin ‘Brigadës së Veriut’ dhe ‘Mbrojtjes Civile’, pasi më parë i përkisnin vetë ushtrisë serbe” – deklaroi presidentja e Kosoves. Sipas saj, “lidershipi serb nuk është i arsyeshëm dhe nuk e merr parasysh se përparimi, paqja dhe stabiliteti afatgjatë, janë ato që i interesojnë vendeve të Rajonit të Ballkanit” “Fatkeqësisht, sot Serbia sundohet nga i njëjti mentalitet i viteve nëntëdhjetë dhe do të na rikthejnë në atë epokë” – potencoi Osmani Ajo është pyetur edhe për “presionin” e Bashkimit Evropian ndaj Qeverisë së Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas presidentes, “Ajo që është objekt i marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit është një e drejtë e caktuar e vetëqeverisjes së popullit serb dhe për disa parime është rënë dakord, para së gjithash me partnerin kryesor SHBA, e cila dikton që për asociacionin duhet para së gjithash të respektohet Kushtetuta e Kosovës” “Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të pretendojmë se nuk ka ndodhur asgjë dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator” – theksoi presidentja e Kosovës.

 

Advertisement