Connect with us

Kronike

KQZ gjobit 13 parti dhe televizionet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar vendosjen e masave administrative për disa parti në vend, që sipas saj kanë kryer shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

KQZ ka propozuar dënimin me 5.5 milionë lekë të reja për Partinë Socialiste, ndërsa për Partinë Demokratike 700 mijë lekë të reja.

Ndërkohë e vetmja parti që i ka shpëtuar gjobës është Partia e Lirisë, dikur Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas KQZ, partitë që janë ndëshkuar me gjoba kanë tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike.

Ndërkaq KQZ ka propozuar gjoba edhe për televizionet pasi kanë tëjkaluar kufirin minutazhit të transmetimit gjatë fushatës elektorale

Advertisement