Bota
“Kremlini i djegur”/ E trishtë, Zelenskyy tregon ëndërrën e tij përmes pikturave

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë një interviste për “Time” ka zbuluar një pikturë në zyrën e tij që tregon Kremlinin duke u djegur. Në zyrë, Zelenskyy ka tre piktura, të gjitha pasqyrojnë luftën në Ukrainë.
Njëra tregon një anije luftarake ruse që fundoset në Detin e Zi, ndërsa tjetra tregon trupat ukrainase që luftojnë së fundmi në territorin rus dhe e treta, e përshkruar si “e preferuara e Zelenskyy-t”, tregon Kremlinin të përfshirë nga flakët.
“Secila ka të bëjë me fitoren. Ky është vendi ku jetoj”, tregoi Zelenskyy.

SHBA ka marrë rolin e ndërmjetëses për të arritur një marrëveshje për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Por, duket se kjo ndodhet ende larg, ndërsa ditën e djeshme zyrtarë rus dhe amerikanë u takuan në Arabinë Saudite. Takimi zgjati për 12 orë, ndërsa negociatorët lajmëruan se do të japin një deklaratë në një moment të dytë.

