Connect with us

Politike

Kreshnik Spahiu: Sa më shumë konfliktohet Albini, aq më shumë fuqizohet Rama

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama po shfrytëzon marrëdhëniet e dobëta dhe konfliktuale të disa liderëve, përfshirë dhe Albin Kurtin.

Në një intervistë ai theksoi se sa më shumë konfliktuohet Albin Kurti, Vuçiç, Mali i Zi dhe Maqedonia, aq më shumë fuqizohet Rama.

“Shqipëria duhet të kishte filluar prej kohësh prodhimin e armëve. Nëse ne kërkojmë të jemi shtet evropianë, nëse ne kërkojmë që të jemi një shtet evropainë, nëse ne kërkojmë të jemi pjesë e BE, nëse ne kërkojmë që jemi pjesë e BE-së, nëse ne kërkojmë që të jemi të barabartë, ne duhet të shndërrohemi në një fuqi ushtarake. Ne sot jemi kryeqendra e Ballkanit, por nëse shndërrohemi dhe në një fuqi ushtarake,a tëherë ne zhvlerësojmë të gjithë fqinjët tanë, dhe do jemi problem serioz për ta.

Ka ardhur koha që Shqipëria të jetë seriozë. Rama po fuqizohet për një arsye të thjeshtë, po shfrytëzon marrëdhëniet e dobëta të zbehta dhe konfliktuale të disa liderëve përfshirë dhe Albin Kurtin.Po shfrytëzon mandatin e Biden. Sa më shumë konfliktuohet Albin Kurti, Vuçiç, Mali i Zi dhe Maqedonia, aq më shumë fuqizohet Rama”-tha ai.

Advertisement