Connect with us

Kronike

‘Krime pa asnjë lloj burrërie…’/ Gazetari investigativ zbulon prapaskenat e masakrës së Memaliajt

Nga Elton Qyno

Të vriten aq barbarisht tre njerëz të pafajshëm në një qytet si Memaliaj, që kush do që ka kaluar në atë zonë nuk e mer vesh kur hyn dhe del nga Memaliaj, tregon një egërsi të pashoqë të hakmarjes nga Grupet Kriminale Shqiptare.

Me djalin e njërit prej viktimave, kam pasur 1 vit më parë komunikim, sigurisht për shkak të profesionit.

“…Nuk kam asnjë problem më tha, me askënd person…janë ngatëresa policie dhe mediatike…”,- duke më hedhur gurin e fajit se unë kisha raportuar gabim mbi situatën kriminale, që gjatë këtyre dy viteve ka pasur një shtrirje nga Saranda, Tirana, Fieri, Memaliaj dhe deri në Greqi e madje burgjet greke.

Në fakt s’kisha bërë asnjë faj, pasi e vërteta ishte si kristali.

Sot saga e kampionatit kriminal u rëndua akoma dhe më tepër me 3 viktima të pafajshëm, ku dy ishin lidhje gjaku të Andra Kalemit dhe tjetri ishte kamarier lokali, që në atë vend ishte për të shërbyer dhe as puthte fare me hallet dhe hasmëritë e këtyre të tjerëve.

Të gjitha ngjarjet e prodhura nga dy grupet kriminale, cuditërisht nuk bashkohen në një procedim të vetëm, por hetohen dy në Tiranë, dy në Sarandë, një në Fier, tre apo 4 në Greqi dhe së fundi një më e rëndë akoma është rregjistruar në Gjirokastër.

Këto lloj krime kaq barbare dhe jo të matura pa asnjë vizioni llogjike dhe rregulli burrnie, më kujtojnë krimet të ndodhura në 2019-2022 në segmetin Fushë-Krujë,- Durrës – Elbasan, të një kurbati që sot i kanë krijuar kushtet e një haremi dhe burdelli, brenda një sektori të paraburgimit 313.

Më shumë se kurrë, sot policia e Gjirokastrës dhe prokuroria të ngrihet në nivel inteligjence të plotë dhe ti japë përgjigjen e merituar kujdo vrasësi dhe autori që ka marë pjesë në këtë krim të rëndë, që tronditi zonën dhe vendin.

Ngushëllime të sinqerta për katër viktima të pafajshme, kamarierin Gledio Muka, klientin e lokalit Marsel Çela, të plagosurit Artur Kalemin dhe viktimën tjetër Shyqo Kalemi.

Advertisement