Connect with us

Kronike

Krimi ‘shkon’ në parlament

Në interpelancën e thirru këtë të mërkurë në Kuvend deputeti I Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar policine e shtetit dhe Ministrin e Brendshëm Bledi Cuci, duke thënë se ka në dorë zhdukjen e Ervis Martinajt.

Nga foltorja demokrati u shpreh se në radhët e policisë qarkullon një informacion se 5 minuta para kontrollit I është dërguar një mesazh të shumkërkuarit të largohej nga hoteli

“5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmërua që të largohet, se keni pasur tjetër plan.

Përballë kësaj akuze Ministri I Brendshëm Bledi Cuci zgjodhi të mos fliste ndërkohë që iu përmbajt shifrave të vrasjeve duke I krahasuar me 2013twn.

“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima.

Ndërkaq Salianji solli në vëmendje edhe Talo Çelën, duke pyetur ministrin Çuçi pse i shumëkërkuari nuk arrestohet.

Di gjë se ku e ke Talo Çelo. Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela?

 

https://www.youtube.com/watch?v=IXfv8mChziY

Advertisement