Connect with us

Kronike

Kriminelët po i bëni heronj

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka kritikuar televizionet për trajtimin e ngjarjeve kriminale dhe personazheve që lidhen me to. AMA, ka bërë një monitor të transmetimeve nëpër televizione dhe ka konstatuar se shumë TV, kriminelët i trajtojnë si heronj dhe i lënë të bëjnë protagonizëm në sytë e të gjithë shikuesve, të mëdhenj e të vegjël.

Duke vlerësuar maksimalisht mbulimin audioviziv të çështjeve të sigurisë së rendit publik, investigimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale aktuale apo të mëhershme, ndihmesën në parandalimin e akteve kriminale, hetimin e autorëve të dyshuar, etj, AMA njëkohësisht konstaton me shqetësim, se persona me precedentë penalë herë-herë trajtohen si “heronj” dhe lihen të bëjnë protagonizëm, duke justifikuar me nota aventureske aktet e tyre të dhunës, të tjera shkelje ligjore apo sjellje shoqërisht të dëmshme. Qasje të tilla nxisin dhe justifikojnë dhunën apo rikthejnë konfliktin mes shtetasve.

AMA shton se këto përmbajtje po ndikojnë negativisht tek modelet që ndjekin fëmijët.

…..veç mesazhit të gabuar, që japin për mbarë shoqërinë, këto përmbajtje audiovizive, referuar orarit të transmetimit, ndikojnë negativisht veçanërisht te të miturit, duke nxitur imitimin e modeleve dhe formave të sjelljes së papërshtatshme dhe ushtruar rrjedhimisht ndikim negativ në edukimin e tyre. Kjo megjithëse referuar ligjit 97/2013, i ndryshuar, transmetimet audiovizive duhet të “respektojnë në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.

Ky reagim i AMA-s, më së shumti vjen pas transmetimit të disa emisioneve që lidhen me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

 

https://www.youtube.com/watch?v=it-teaGHKzg

Advertisement