Connect with us

Sport

Krisja totale me Donnarumman, skuadra franceze e përjashton nga lista e lojtarëve të grumbulluar

Gigio Donnarumma është ftuar me mirësjellje nga Paris Saint-Germain të gjejë një sistemim të ri, madje sa më shpejt, për të mos rrezikuar të mbetet një vit të tërë pa luajtur – një vit që çon (shpresohet) drejt Botërorit me Italinë.

Në pritje të publikimit të listës zyrtare të të grumbulluarve nga Luis Enrique për ndeshjen kundër Tottenhamit në Superkupën Evropiane në Udine, vijnë konfirmime nga Franca – në veçanti nga L’Equipe – se portieri italian është përjashtuar. Pas mungesës së një marrëveshjeje për rinovimin dhe blerjes së portierit të ri Lucas Chevalier, ka ardhur një mesazh i qartë nga pronarët dhe stafi teknik: dera e daljes është treguar.

Një krisje e paralajmëruar, por që dita-ditës po bëhet gjithnjë e më reale. Kundër Spurs-it, Donnarumma nuk do të jetë, as në pankinë dhe as në tribunë, pasi nuk do të udhëtojë me skuadrën. Në të njëjtën kohë, ai ka vetëm dy javë kohë për të gjetur një zgjidhje që t’i sigurojë një klub të aftë t’i garantojë pagën e tij marramendëse dhe një projekt sportiv ambicioz. Jo e pamundur, por shumë e vështirë.

Advertisement