Connect with us

Ekonomi

Kriza energjetike/ Qeveria ‘heq dorë’ nga fasha 800 kWh

Fasha 800 kWh nuk do të aplikohet as në muajin nëntor. Ky vendim u mor duke konsideruar parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë, njoftoi zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë

Gjermania: Industria e rriti prodhimin gjatë shtatorit më shumë se sa pritej

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku themelor mbetet kursimi” – njoftoi Balluku.

Advertisement