Connect with us

Bota

Kriza në Lindjen e Mesme, Meloni mbron Trump para senatit italian: Presidenti amerikan nuk shkaktoi kaos

Gjatë ndërhyrjes së saj në Senatin italian sot, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, iu referua përsëri krizës së Lindjes së Mesme dhe strategjisë që Evropa duhet të miratojë për të ardhmen.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, kam të njëjtin mendim si romakët, se nëse dëshiron paqe, duhet të përgatitesh për luftë. Unë besoj se forcimi i mbrojtjes nuk është i nevojshëm për të qenë në gjendje të sulmosh dikë. Përkundrazi, besoj se kushdo që ka sisteme të forta mbrojtëse mund t’i shmangë më lehtë konfliktet e armatosura”, theksoi kryeministrja italiane.

“Nuk besoj se kaosi i fazës aktuale është për shkak të Donald Trump, këto janë thjeshtëzime. Është e vërtetë që situata është kaotike, por nuk po flasim për diçka që filloi sot”, shtoi ajo.

“Nëse Irani do të braktiste programin e tij bërthamor për përdorim ushtarak, nuk do të kishte më një kërcënim të qartë për Izraelin dhe jo vetëm në rajon , dhe e vetmja gjë që do të mbetej për t’u bërë do të ishte arritja e një armëpushimi në Gaza , me një rrugë serioze drejt një zgjidhjeje dy-popullore, dy-shtetesh”, theksoi ajo.

Sekretari i Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Elie Sline, iu përgjigj Melonit duke theksuar:

“Do të doja t’i thoja kryeministrit se gjatë dy mijë viteve të fundit planeti ka bërë përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Përgatitja për luftë – siç argumenton Meloni – është e kundërta e asaj që Italia ka nevojë dhe dëshiron.”

Advertisement