Kosova
Kriza nuk ul kokën në Kosovë/ Koci: Presidenti nga populli, përqëndron pushtetin te një parti
Politologu Melazim Koci tha se në Kosovë, zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit nga populli nuk është domosdoshmërisht më e mirë se metoda aktuale, e cila kërkon një kuorum prej 80 deputetësh në dy raundet e para, dhe shtoi se një opsion i tillë do lejonte përqendrimin e të gjitha pushteteve në një parti.
Koci deklaroi se në raste të tilla, partia me numrin më të madh të deputetëve ka dhe avantazhin.
Siç shtoi ai, zgjedhjet zakonisht fitohen nga partitë në pushtet, ato që kanë shumicën.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka paraqitur Kuvendit amendamentet kushtetuese për të zgjedhur presidentin me votim të drejtpërdrejtë popullor.
Këto amendamente kanë qenë në pritje për 15 vjet, por Kuvendi i Kosovës nuk i miratoi ato dje sepse nuk kishte mjaftueshëm deputetë nga komunitetet jo-shumicë në sallë për të vazhduar me procesin e vendimmarrjes.