Connect with us

Rajon

KRONOLOGJI PA VDEKUR/ Vuçiç ‘mbreti i asgjësë’ dorëzohet, paralajmëron referendum ose zgjedhje

Presidenti serb Aleksander Vuçic u tha qytetarëve se së shpejti do të mbahet referendum apo zgjedhje dhe se vetëm kështu protestuesit -me stilolaps nëse duan, mund ta ndryshojnë qeverinë në Serbi dhe njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedimet për lëvizjen për popullin dhe shteti, ku sic u shpreh ai, do të jenë të mirëpritur të gjithë njerëzit e mirë në Serbi.

“Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është – Ne do t’i përballojmë të gjitha goditjet, të brendshme dhe te jashtme, sepse ne na takon ta mbrojmë vendin dhe të kujdesemi që ta mbajme ate sa më qetë, pasi ka vende që janë pakrahasueshëm më të fuqishëm se ne, dhe me të cilat na duhet të mbajmë marrëdhënie formalisht të mira”- deklaroi Vuçiç.

Ai po ashtu falënderoi të gjithë njerëzit, ata qe sipas tij janë treguar të duruar dhe tolerantë dhe që shikojnë nga e ardhmja dhe që shpresojne se rruga e protestave dhe bllokimeve të ndalet njëherë e përgjithmonë.

Presidenti serb tha gjithashtu se pret ndryshime të mëdha nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, dhe veçanërisht sic tha ai, si pasoje e shembjes se sistemit ekzistues të korruptuar që shërbeu për të shkatërruar shtetet e lira në botë.

Advertisement