Bota
Kryebashkiaku i Moskës, pasardhësi i Putin-it
Lajmi i mirë ka ardhur nga kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin: Mobilizimi i pjesshëm ushtarak në kryeqytet ka përfunduar.
Skenat e arratisjes së banorëve moskovitë dhe ‘dhimbjet e barkut’ të elitave të lodhura nga lufta në metropolin rus patën efektin e tyre. Sidomos pasi rekrutimi special preku rreth 32,000 njerëz në rajonin e Moskës.
Njoftimi i kryebashkiakut, i cili ende nuk mbështetet në ndonjë dekret të presidentit, Vladimir Putin, përfaqëson një lloj lëkundje karstike të disidencës, e cila lëviz me kujdes në Rusi.
Në këtë kontekst, roli i Sobjanin është i diskutueshëm. Kryebashkiak i Moskës që nga tetori 2010, i rizgjedhur për herë të fundit në 2018 me shtatëdhjetë për qind të votave, Sergej Sobjanin nuk do të ishte aty nëse nuk do të gëzonte favoret e Putinit, i cili – mes të tjerëve – e kishte thirrur në qeveri gjatë garës së stafetës me Medvedevin.
Por, nga shumë njerëz, Sobjanini besnik tregohet si pasardhësi i mundshëm i presidentit, i mbështetur nga zyrtarë dhe drejtues të lartë rusë, kritikë ndaj aventurës së luftës së presidentit.
Kushdo që sheh të çarën në murin e pushtetit të Putinit, e përshkruan 64 vjeçarin kryebashkiak, me dy diploma në drejtësi dhe inxhinieri, njëriun që po pret me durim në ‘bregun e lumit’ të Kremlinit