Connect with us

Politike

Kryemadhi nxjerr faturat e lobimit në SHBA dhe akuzon SPAK-un: Kanë bërë falsifikime

Ish-deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emision  nxorri disa fatura për lobimin e LSI-së në SHBA gati 9 vite më parë, duke akuzuar SPAK se ka bërë falsifikime, për të ngritur akuzën kundër ish-presidentit Ilir Meta.

“SPAKU-u është totalisht i kapur nga krimi i organizuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës na thanë se si janë pastruar këtu miliardat e pesove ose milionat e dollarëve që kanë ardhur nëpërmjet investitorëve strategjikë. Më pas të jeni të bindur që edhe ofshorët e inceneratorit ne e dimë shumë mirë dhe një nga arsyet e çështjes kundër nesh ka qenë çështja e inceneratorit, denoncimi që bëmë ne për inceneratorin.

SPAK-u shpërndau lajmi sikur kishin ardhur prova të reja. Nuk janë prova të reja, por është një zbardhje e akuzës së lobimit. SPAK pretendon që kushëriri i Monika Kryemadhit, Adrian Shatku, me kompaninë Unifi në Nju Jork, ka paguar në favor të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Unë dua të them personit që ua ka lexuar, sepse jam e bindur që prokurori i çështjes nuk e ka kuptuar dhe nuk e ka lexuar të dy rastet që vijnë prokurorët në çështje.

Po ta shikoni, kjo është letër-porosia që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pretendimet e SPAK që thonë provat e reja, nuk është se janë prova të reja.

Në numrin e llogarisë bankare të GSIS kanë dalë vetëm tre pagesa të LSI-së, aq sa çka deklaruar LSI në KQZ.

Unifi është kompania që më ka prezantuar mua, pra është kushëriri im, pronari i kësaj, i cili vazhdon punon sot.

Asnjë faturë e Unifi nuk përputhet me numrin e faturës së lëshuar për LSI-në dhe datën e pagesës që është bërë.

Kjo është falsifikim dhe jo një gabim”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi nxjerr faturat e lobimit në SHBA dhe akuzon SPAK-un: Kanë

Kryemadhi nxjerr faturat e lobimit në SHBA dhe akuzon SPAK-un: Kanë

Advertisement