Connect with us

Kronike

Kthesë dramatike/ Masakra me një viktimë në “Don Bosko”, Apeli prish vendimin për Nikoll Shërnikun

Prishet vendimi i dënimit me 5 vite burgim për Nikoll Shërrnikun, njeriun që u akuzua nga prokuroria e Tiranës se ka siguruar kushtet për të kryer ngjarjen e rëndë kriminale në zonën e “Don Boskos”, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 4 të tjerë. Vendimi për rrëzimin e dënimit është marë sot treshja e gjyqtarëve Edlira Petri, Fatri Islamaj dhe Marsela Pepi, të cilët konstatuan parregullshmëri në gjykim, duke vendosur që çështja të rrikthehet sërisht për rigjykim në shkallë të parë.

Për dy targa Gjermane të mara në një servis në Gjermani dhe më pas në vitin 2020 janë futur në Shqipëri përmes pikës së Morinës në Kosovë, gjykata e Tiranës ka dënuar me një vendim maksimal prej 5 vitesh, Nikoll Shërnikun. Vendimi është marë nga gjyqtarja Enkeleda Dalipi, e cila mesditën e sotme deklaroi fajtor dhe dënoi për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, Nikoll Shernikun.

Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtarja e Shkallës së Parë, Enkeleda Dalipi, injoroi kërkesën e prokurorit Ardian Dyrmishi, i cili gjatë leximit të pretencës kërkoi dënimin e Shërnikut me 3 vite burgim. Por për shkak se i arrestuari kishte hyre në këtë proces me gjykim të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkoi dënimin e Shërnikut me 2 vjet burgim.

Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjorë të Nikoll Shërnikut, kërkuan para gjykatës deklarimin e pafajshëm të arrestuarit, pasi sipas tij në periudhën kur janë marë targat në Gjermani, Shërniku ka qënë në burg. Njëhërësh edhe kur është kryer krimi i rëndë në Tiranë, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, Nikoll Shërniku ka qënë në burg për një ngjarje tjetër të ndodhur në Lezhë.

Por kjo masë dënimi me dy vite burgim e kërkuar nga përfaqësuesi i akuzës dhe pafajësia e kërkuar nga mbrojtësit, nuk është marë në konsideratë nga gjyqtarja Enkeleda Dalipi, e cila ka vendosur të dënojë maksimalisht Shërnikun me 5 vite burgim. Sherniku, njihet në Lezhë si mik i Ervis dhe Briland Martinaj, njëri i zhdukur pa gjurmë dhe tjetri i vrarë tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Por arrestimi i tij ka ndodhur në muajin qershor 2023, pasi sipas prokurorisë së Tiranës, ai kishte sjellë në vitin 2020 dy targa Gjermane, të cilat në muajin Mars 2023, u përdorën në një automjet tip BMW, nga u qëllua me armë në rrugën Don Bosko e për pasojë mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P.

Autorët e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Tiranës, sot e kësaj dite nuk janë identifikuar dhe arrestuar. Ndërsa Drejtësia ka arrestuar vetëm Nikoll Shërnikun, i cili i kishte sjellë targat nga Gjermania në Shqipëri, 3 vite përpara se të ndodhte krimi i rëndë. Tashmë vendimi i dënimit me 5 vite burgim i Shërnikut, është prishur dhe çështja do rigjykohet për herë të dytë.

Advertisement