Kosova
Ku ishe deri dje ti kryeministër/ BE i përgjigjet Albin Kurtit
Bashkimi Evropian ka vlerësuar se draft-statuti i Unionit të Komunave Serbe, të cilin përfaqësuesit e tij e kanë prezantuar më 21 tetor, ka qenë më i miri i mundshëm dhe se Kosova ka pasur mundësinë ta shkruajë në mënyrë të pavarur në 10 vitet e fundit
Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se mund të shkruaj një draft-statut modern evropian, BE-ja bëri të ditur se Kosova e ka patur atë mundësi.
“Kosova ka pasur mundësinë që në 10 vitet e fundit të paraqesë një propozim për Komunitetin. Në këtë fazë të avancuar të procesit ku së shpejti pritet të fillojë themelimi i asociacionit, Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin” – thuhet në përgjigjen e BE-së
“Siç e kemi thënë shumë herë, draft-statuti evropian, i cili iu dorëzua kryeministrit Kurti më 21 tetor nga përfaqësuesi i BE-së Lajçak dhe këshilltarët diplomatikë të presidentit francez, kancelares gjermane dhe kryeministrit italian, së bashku me të dërguarin amerikan Escobar, përfaqëson një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së minoriteteve. BE-ja dhe partnerët e saj besojnë se kjo është mënyra më e mirë e mundshme për të zgjidhur çështjet e të dyja palëve. Presim që të dyja palët të vazhdojnë bisedimet mbi bazën e këtij drafti” – thuhet në përgjigjen e Unionit.