Connect with us

Kosova

Kufiri me Serbinë? Te thana, në Veri të Mitrovicës

Deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier se “kufiri I Kosovës është në veri të Mitrovicës”, së bashku me thirrjen për Listën Serbe që “të luajë rol si parti politike në Kosovën e pavarur”, u prit me indinjatë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
“Ne e dimë shumë mirë, ambasadorë amerikanë, se ku janë kufijtë me Kosovën. Ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244. Dhe Lista Serbe është zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tyre për Kosovën dhe jo ambasadat e huaja” – tha Petkoviç.
“Mendoj se ata e dinë që Amerika e konsideron Kosovën një shtet të pavarur dhe demokratik që nga viti 2008 dhe se ne punojmë me Listën Srpska, e cila është partia opozitare në qeverinë e Kosovës, si dhe me partitë e tjera në qeverinë e Kosovës. Ne hedhim poshtë çdo sugjerim se Kosova nuk është një shtet i pavarur dhe kjo përfshin edhe veriun e Kosovës”, tha Hovenier i cili dhe theksoi se “dihet saktësisht se ku është kufiri me Serbinë”, pra se është “në veri të Mitrovicës”.

Advertisement