Kosova
KUFIRI NDAHET ME MUR/ Propozimi i Donald Trump për vijën administrative
Profesori i Fakultetit Filozofik në Zagreb, historiani Tvrtko Jakovina vlerësoi se bota mund të presë që presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump të jetë i ngjashëm si në mandatin e tij të parë, kurse persa i përket rajonit tonë, ai vlerësoi se varet se kush do të jetë në Departamentin e Shtetit.
“Nëse do të jenë disa nga njerëzit që ne i njohim, atëherë ndoshta mund të presim propozime të njohura e te vjeteruara, nje prej te cilave mund te ishte ndarja e Kosoves, e cila mund të shkaktojë shumë probleme të tjera zinxhir në Evropë në përgjithësi, sepse është heqje dorë nga një parim që ekziston dhe mund të lidhet disi me Ukrainën, me ndarjen e territoreve atje, nëse lufta do të përfundojë shpejt siç ishte premtuar” – theksoi Jakovina
Historiani kroat vlerësoi gjithashtu se, duke qenë qe Trump tashmë është i njohur për opinionin botëror, mund të llogarisim tek politikanët evropianë dhe të tjerë që të jenë të përgatitur të dinë se si të komunikojnë me te, domethënë se sa duhet të kënaqin arrogancën e tij në komunikim.
I pyetur se si e interpreton deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman se Evropa tani duhet të mendojë më seriozisht për sigurinë e saj, historiani kroat tha se kjo sjell edhe shumë ndryshime të tjera në kontinentin evropian, që do të nënkuptojë militarizimin e një pjese të madhe të vendeve evropiane