Connect with us

Aktualitet

Kujdes nga SMS mashtruese! Mos i klikoni këto mesazh në What’sApp

Hakerat janë rikthyer “fuqishëm” në telefonat e shqiptarëve! Gjatë ditëve të fundit një mori mesazhesh janë dërguar në rrjetet sociale, por edhe në numrat e telefonit, ku qytetarët ftohen për të luajtur lojra apo për të marrë pako që nuk ekzistojnë për porosi që nuk janë bërë kurrë.

Nëse në telefonin tuaj kanë mbërritur këto mesazhe, kini kujdes, jeni në shënjestër të hakerave:

Përshëndetje!

Kam gjetur një mundësi të shkëlqyer për ju! Regjistrohuni në këtë kazino online dhe merrni një bonus deri në 1200 dollarë dhe 220 rrotullime falas! Për të aktivizuar bonusin, duhet të bëni një depozitë minimale prej vetëm 10 dollarësh dhe të filloni të luani (pa depozitë, bonusi nuk do të kreditohet) Mos humbisni kohë, oferta vlen vetëm për sot, filloni tani dhe provoni fatin tuaj! Këtu është lidhja për t’u regjistruar: ***************

Kujdes nga SMS mashtruese! Mos i klikoni këto mesazh në What'sApp

Albania Post: Paketa juaj ka mbërritur në magazinë tonë. Nuk mund ta dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë. Pasi të keni futur informacionin e saktë, ne do ta dorëzojmë atë brenda 12 orëve. https://postashqiptares.art/al (Përgjigju Y, pastaj dilni nga SMS dhe hapeni sërish për të aktivizuar lidhjen ose kopjoni lidhjen dhe hapeni në shfletuesin tuaj) Kujdes nëse në telefonin tuaj mbërrin një mesazh që reklamon një biznes, ose të lajmëron për mbërritjen e një pakoje postare, apo ju shpall fitues të një lotarie mos bëni asnjë veprim të mëtejshme thjesht fshijeni atë mesazh, pasi dikush po tentojë të futet të telefonin tuaj.

Kujdes nga SMS mashtruese! Mos i klikoni këto mesazh në What'sApp

Lidhur me këtë që po ndodh ka pasur një reagim zyrtar edhe nga Policia e Shtetit. Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos hapin mesazhe të ngjashme. Hetimet kanë nisur por ende nuk është zbuluar se kush fshihet pas këtyre mesazheve dhe cili është qëllimi i tyre final përveç marrjes të të dhënave dhe profileve në rrjetet sociale. ”

“Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp. Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme. Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit ëhatsapp të personave të mashtruar. Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju jetë hakëruar ëhatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve. Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme,”-bën me dije Policia.

“Pre” e mashtruesëve në rrjet ka rënë edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, llogaria e të cilit në Facebook gjithashtu u hakerua. Me anë të një statusi, në emër të deputetit është bërë një falënderim për një “traniere”, të quajtur Cristina Andreas. Në shkrim flitet edhe për investimet dhe fitimet në Forex. Vetë deputeti nuk bëri asnjë sqarim, por me të rimarrë në kontroll llogarinë e tij fshiu statusin.

Ndaj bëni kujdes! Në rast se në telefonin tuaj vijnë mesazhe të tilla, fshijini!

Advertisement