Connect with us

Aktualitet

Kunati vrau me sëpatë kunatën, flet fqinja: E shau me fjalë të pista

Një fqinje e Alma Qevanit, 44-vjeçares që u vra pasditen e sotme nga kunati në Elbasan ka treguar se shkaku i zënkës së tyre ka qenë për shkak të bagëtive. Duke folur për Euronews, e moshuara ka treguar se nuk e dinte nëse kanë pasur konflikte të mëparshme mes tyre.

“E kishin marrë këta në shtëpi. Nuk e di si kanë jetuar në shtëpi, se kanë dy shtëpi. Po ne nuk kemi pasur komunikim fare, as mirëmëngjesi, asgjë. S’kemi dëgjuar për konflikete, se ne jemi larg. As kemi dëgjuar dhe as kemi parë gjë”,-tha fqinja.

Ndërkohë fqinja e moshuar tha se kishte dëgjuar që dikush po zihej, e kishte menduar se autori i vrasjes Tefik Tashi, ishte duke u zënë me kunatën e tij Alma Qevanit, për shkak të bagëtive.

“Ai bërtiste, e shante me fjalë të pista. Mendova se po ziheshin për bagëtitë”, tha ajo.

Advertisement