Shkrime
Kur paratë harxhohen veç për gomerët
Kaloj shpesh përgjatë Vjosës. Më pëlqen ky pejzash ndoshta unik ndër viset tona. E njoh mirë këtë zonë, njerëzit e saj dhe historinë pasi e kam shkelur për vite fshat më fshat.
Diku 6 muaj më parë vura re se ndanë Lumit ishin bërë disa shesh pushimesh me nga një kioske Alpine ne mes. Ndalova dhe i pashë. Dukshëm ishin harxhuar fonde dhe më pëlqeu që Lugina do kishte disa pika orientuese për natyrën dhe historinë. Vjosa e meriton besoj unë, Lumi i egër në Evropë, Park, Di Caprio, shoqata që luftojnë për mbrojtje e saj. Plan Manaxhimi, Plan afat gjate, afat shkurtër, përfshirja e komuniteteve, të ndihmojmë turizmin, e duam shume Shqipërinë e plot parulla si këto qe gumëzhijnë ne rrjetet sociale.
Shesh pushimet dhe Kioskat Alpine janë bëre me merak. Fondi i Zhvillimit dhe Banka Boterore kanë vendosur logot e tyre për të na thënë neve kalimtarëve se kanë treguar seriozitet për Luginën. Tabelat informuese janë plot me koordinata dhe përpos ndonjë informacioni historik për klasën e dytë fillore nuk shikon asgjë tjetër.
E nderkohe që unë iki lart e poshtë nëpër Luginë, Kioskat Alpine buzë Vjosës mbeten te heshtura. Të mbyllura. Të braktisura. Të vetmit vizitorë që duken, jane tufat e gomerëve të fshatrave përqark që nga vapa mundohen te struken nën catitë Alpine të Info Pointeve te ndertuara me parate e Bankes Boterore.
Po sikur ato para ti jepeshin Mires ne Peshtan per Bujtinen e saj? Kepucarit Polo që të ruajë traditën? Apo vozaxhiut dhe rakibërësit Hiqmet? Apo djemve te plakut Zybo që dikur mjaltin e tyre e conin deri ne France? Po sikur nje pjesëzë e vogël e Fondit të Kioskes ti jepej berberit të ri që të hapte një biznes dhe të mos e braktiste vendin? Apo te ndihmoheshin Bletët e Eleonorës për tu bërë një mundësi e bukur për turizmin e zonës? Po sikur lekët e Kioskave të ishin perdorur për te restauruar Sarajet historike te Familjes Feudale të Këlcyrajve?
Fatkeqësisht për të gjithë këta njerëz të Luginës nuk mendon kush. Fondet janë vec për Gomerët.