Connect with us

Aktualitet

Kurdët, “mbretërit brutalë” të trafikut të njerëzve, Dailymail: Kanë pasur përplasje edhe me shqiptarët!

Me një flamur të Unionit që valëvitet në erë së bashku me një flamur të BE-së, ky “boss krimi” nuk e fsheh se nga e ka burimin e të ardhurave. Të gjithë duket se e dinë se ky garazh përdoret nga një kontrabandist kurdo-irakian si një qendër për të strehuar emigrantët që kërkojnë të bëjnë udhëtimin në perëndim për në Mbretërinë e Bashkuar.

Por askush nuk e thotë emrin e tij!

Kurdët, "mbretërit brutalë" të trafikut të

Kurdët, "mbretërit brutalë" të trafikut të

Pikërisht poshtë rrugës qëndron vila e tij luksoze – fasada e saj e zbukuruar prej mermeri dhe dera nga dyshemeja deri në tavan që dëshmojnë për fitimet e mëdha të krijuara nga tregtia e tij. Pronat në qytetin e vogël e të varfër të Said Sadiqit në Kurdistanin irakian tregojnë gjithashtu natyrën e njerëzve që fshihen për trafikut. Këto grupe janë aktive në Francën veriore dhe janë zbuluar nga Agjencia Kombëtare e Krimeve e Mbretërisë së Bashkuar. Edhe shqiptarët janë ende aktivisht të përfshirë në kontrabandën e njerëzve, por ata përshkruhen si ‘klientë dhe ndërmjetës’ për kurdët.

Pjesa më e madhe e këtij suksesi është fituar përmes dhunës jo vetëm ndaj rivalëve por edhe ndaj Policisë. Megjithatë, po aq domethënëse sa aftësia e tyre për t’u strukur dhe për t’u fshehur, janë aftësitë e tyre organizative. Tony Smith, ish-kreu i Forcave Kufitare, tha se aksioni i policisë kundër bandave ishte si një lojë që nuk përfundon kurrë, sepse sa shtypej njëri grup, shfaqej tjetri. Smith beson se dominimi i bandave kurde mund të shpjegohet pjesërisht me praninë e tyre përgjatë rrugës së kontrabandës që shtrihet nga Evropa në Lindjen e Mesme.

“Ata janë pjesë e një rrjeti që shkon deri në rajonet kurde në Irak dhe Iran,” tha ai. Dhe me paratë që rrjedhin përmes sistemit të tyre bankar është me të vërtetë e vështirë të depërtosh.

Kurdët, "mbretërit brutalë" të trafikut të

“Grupet irakiane janë të sofistikuara dhe po bëhen shumë para. Megjithatë, shqiptarët janë ende të përfshirë dhe ka pasur luftëra në terren mes tyre dhe kurdëve.”

Kurdët, "mbretërit brutalë" të trafikut të

Dilshad Shamo dhe Ali Khdir

Një pasqyrë se si funksionojnë këto banda u shfaq në fund të vitit të kaluar me ndjekjen penale të dy kurdëve – Dilshad Shamo, 41 vjeç dhe Ali Khdir, 40 vjeç. Të dy i kishin kamufluar të ardhurat që merrnin nga trafiku i njerëzve në një biznes, një lavazh që kishin ngritur në Uellsin e Jugut. Duke u paraqitur si biznesmenë legjitimë, Shamo, i lindur në Irak, dhe Khdir, me origjinë nga Irani, transportuan emigrantë nëpër Evropë me makina, kamionë dhe varka. Të gjitha detajet i diskutonin përmes WhatsApp.

Në qendër të operacioneve të tyre ishte “Sistemi hawala”, një metodë e lashtë bankare e cila përdoret për të transferuar para përtej kufijve përmes përdorimit të agjentëve të besuar. Për Shamon dhe Khdir-in, hawala u dha atyre një mënyrë për të transferuar para pa lënë gjurmë askund. “Hawaladarët” në Irak dhe Stamboll që merrnin para nga emigrantët që shkonin drejt Evropës. Pasi merrnin depozitën e parave, ata jepnin “ok”  për të kryer shërbimin.

Dyshja u zbulua përfundimisht kur NCA zbuloi rolet e tyre në një grup shumë më të madh të krimit të organizuar dhe ishin në gjendje të rikuperonin mesazhet që i ekspozonin. Ekspertët zbuluan se telefoni i iranianit ishte i lidhur me disa llogari të mediave sociale që përdoreshin për të promovuar shërbimet e tij të kontrabandës.

Ai gjithashtu u regjistrua fshehurazi duke kërcënuar se do t’i priste këmbën një burri pasi një migrant u fut në Angli vetëm me gjysmën e çmimit. Kështu, mes shumë vështirësish, biznesi i tyre kishte lulëzuar. Tani disa banda që vlerësohet se fitojnë më shumë se një milion € në muaj, por edhe nëse goditen, do të zëvendësohen me shumë të tjera.

Advertisement