Kronike
Kurti degradon raportet me SHBA
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të LDK-së “për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane”.
Abdixhiku tha se i ka prezantuar Escobarit pikëpamjet e LDK-së për gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të Kosovës me SHBA-në dhe me partnerët tjerë.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur per shkak se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa serbe. Në ditën kur u mor ky vendim, Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyera dhe të shqetësuara” me mosshtyrjen e vendimit edhe për dhjetë muaj të tjerë.