Connect with us

Kosova

Kurti duhet të bëj KUJDES, eksperti amerikan flet për rikthimin e Donald Trump

Teksa zërat janë shtuar për një rikthim të mundshëm të Donald Trump në presidencën e SHBA-ve, dhe ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të vendoset përsëri në tavolinë, studiuesi i lartë dhe koordinatori i projekteve në Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, Ledion Krisafi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përgatitet, pasi sipas tij, me rikthimin e Trumpit, ideja për shkëmbimin e territoreve do të rikthehet më fort.

Megjithatë, eksperti dhe profesori amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, nuk i sheh gjërat njëjtë.

“Unë nuk mendoj se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë zhvillime të reja në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe në integrimin evropian”- deklaroi tha Ben-Meir për mediat në Prishtinë.

Ben-Meir po ashtu ka hedhur poshtë dyshimet se SHBA do të imponojë ndonjë marrëveshje të detyrueshme për të dy vendet.

“Për më tepër akoma, SHBA-ja nuk mund të detyrojë Kosovën dhe Serbinë për të shkëmbxer territore, sidomos për shkak se kjo çështje nuk paraqet rrezik për sigurinë e SHBA-së. Gjithashtu, BE-ja është e vendosur kundër shkëmbimit territorial në përgjithësi, në të gjitha shtetet anëtare apo shtetet e ardhshme kandidate”- ka thaksuar eksperti amerikan.

Ben-Meir është shprehur i shqetësuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të përpiqet ta destabilizojë Ballkanin, duke përdorur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Shqetësimi im kryesor është se Trump dhe Putin kanë një marrëdhënie të ngushtë, kështu që Putin mund të përpiqet të shfrytëzojë paaftësinë dhe mungesën e interesit të Trump për Rajonin, që të destabilizojë Ballkanin, duke përdorur presidentin serb Vuçiç si një nga kukullat e tij”- potencoi deklaroi Ben-Meir.

Ai po ashtu i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurtit që të jetë i kujdesshëm dhe i gatshëm për ndryshime të papritura, veçanërisht nëse Vuçiç përpiqet të frikësojë dhe të bëj presion.

“Kurti gjithashtu duhet të reduktojë tensionin që krijon me vendet anëtare të BE-së, pasi ata tashmë janë të shqetësuar për një mandat të dytë të mundshëm të Trumpit dhe kanë projektuar hapa për këtë qëllim” – deklaroi Ben-Meir.

Advertisement