Kosova
Kurti në grackën e Vuçiç
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e Serbisë.
Sipas Çitakut, Qeveria në vend se të hyjë në diskutime për marrëveshjen finale, ajo ka luajtur sipas lojës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Fatkeqësisht Qeveria e Kosovës ka rënë në grackë, në vend se të merret me marrëveshjen finale, ka hyrë në lojën e imponuar nga Vuciq, qoftë për targat apo letërnjoftimet. Ne kemi humbur kohë të vlefshme, kemi acaruar aleatët tanë. Kemi krijuar huti, paqartësi, pa asnjë nevoje”, ka deklaruar Çitaku në DPT te Fidani në T7.
Ajo ka vlerësuar se qeveria e ka humbur një mundësi, siç e ka quajtur ajo, të artë.
Për Çitaku, kryeministri Kurti nuk ka dëshirë të qeverisë.
“E kam përshtypjen që kryeministri nuk po do me qeverisë. Kjo lloj qasjeje nuk është vetëm në raport me Serbinë”, ka thënë tutje ajo.
Ajo ka thënë se arsye është ngarkesa e tepruar ideologjike e Kurtit.