Connect with us

Kosova

Kurti nis tërheqjen nga Veriu/ Shtron rrugën për Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ka kërkuar nga policia që “gradualisht dhe proporcionalisht” të zvogëlohet prania e tyre në katër komuna në veri të Kosovës, me kusht që “të ketë sundim të ligjit”, d.m.th që “kriminelët” që kanë sulmuar policine dhe KFOR –in te ndalohen dhe te dalin para drejtesise

Ai po ashtu eshte shprehur se Policia e Kosovës duhet të vazhdojë të jetë e pranishme në ndërtesat e administratave komunale në veri të Kosovës, sepse sipas tij, në atë zonë ka “ekstremistë dhe grupe të ndryshme kriminale”.

“Për Policinë e Kosovës çdo komunë është e njëjtë dhe veprimet e tyre bazohen në Kushtetutë” – u tha Kurti gazetarëve në Prishtinë.

Ai po ashtu tha se do të vendosë për një udhëtim të mundshëm në Bruksel për të vazhduar dialogun me Beogradin sapo të mësojë gjendjen e tre policëve të Kosovës të arrestuar nga policia serbe.

Advertisement