Connect with us

Politike

Kush do të jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës? Flamur Noka tregon ngërçin në PD

Cili apo cila do të jetë kandidat i opozitës për Bashkinë Tiranë është një nga pyetjet që po bëhet më shumë ditët e fundit, por Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nuk i dha përgjigje as mbrëmjen e djeshme

Flamur Noka u shpreh se në PD nuk funksionojnë si tek bunkieri i Rilindjes ku gjithçka e cakton Rama, por ndryshe nga këta të fundit, selia blu i bën thirrje të gjithë aleatëve që të dalin me një kandidat të përbashkët.

“Nëse kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë do jetë një burrë apo një grua, Flamur Noka nuk dha një përgjigje fikse por i bëri thirrje aleatëve që të dalin me një kandidat të përbashkët.

“Në PD nuk funksionojmë siç funksionon si tek bunkieri i Rilindjes, ku i cakton ai. Unë do vendos për gjithçka tha ai. Në një forcë demokratike ka diskutime, propozime, vendimmarrje.

Do diskutojmë dhe me aleatët. Do i shtrijmë dorën dhe atyre që ndihen opozitar. Duhet të vijnë opozitarët të bashkohen me ne dhe të nxjerrim një produkt të përbashkët. Duroni se do ta shikoni. Rrugën proceduriale do ta ndjekim.”-tha Noka.

Advertisement