Kronike
Kush është 39-vjeçari me dy emra që u vra te ‘Kodra e Diellit’
NTV.AL mëson të tjera detaje nga vrasja e Briken Sanajt. Në dokumentet që ju gjetën me vete, ai rezulton si Briken Sanaj, por nga rojet private të Kodra e Diellit, njihet edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari kishte më shumë se një vit që ishte rezident te Kodra e Diellit.
Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi dhe është takuar me dy a tre shokë të tij. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov tre herë nga një makinë tip ‘Benz’, e cila u gjet e djegur në Qafë-Kashar.
Vrasja e 39-vjeçarit në Tiranë, gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar! Dyshohet e autorëve
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë shoqëruar disa persona në Polici.
Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.’- njofton policia.