Connect with us

Kronike

Kush është i riu që vrau 71-vjeçarin në Memaliaj, ishte në kërkim për trafik kokaine

Blerti Kanushi, 23-vjeç është shpallur në kërkim për vrasjen e Faik Ajdinit disa ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Memaliaj. Konkretisht ngjarja e rëndë ka ndodhur më 19 gusht në orën. Gjithashtu i riu rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine.

Mësohet se më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike. Në pranga në lidhje me ngjarjen kanë rënë Skënder Ajdini 71 vjeç bashkëshortja e tij Darovi Ajdini djali Bledar Ajdini 43 vjeç

Advertisement