Connect with us

Bota

Kush është Liz Truss, e favorizuar për vendin e Boris

Liz Truss është e favorizuar në sfidën e brendshme që po zhvillohet brenda partisë Konservatore për pasardhësin e kryeministrit britanik Boris Johnson.

Për Ministren e Jashtme Liz Truss, kritikët thonë se ajo njihet për ndryshimin e mendjes dhe për njëfarë oportunizmi. Sipas tyre, ajo thotë atë që të tjerët duan të dëgjojnë.
Qortimi ndoshta qëndron në metamorfozën e kandidates, e cila në rininë e saj, kur studionte filozofi, politikë dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ishte presidente e Liberal Demokratëve të universitetit dhe mbështeti legalizimin e kanabisit dhe shfuqizimin e familjes, në vazhdën e bindjeve politike të prindërve.

Pas diplomimit, Truss iu bashkua partisë Konservatore dhe në vitin 2010 u zgjodh deputete.

Më pas, me radhë, me David Cameron, Theresa May dhe Boris Johnson, ajo mbuloi praktikisht të gjitha postet e ekzekutivit, nga Arsimi te Mjedisi, nga Drejtësia te Tregtia Ndërkombëtare te Mundësitë e Barabarta dhe Punët e Jashtme.

Truss ishte një mbështetës e vendosur e Brexit, por kundërshtarët thonë se ajo rrezikoi të ndezte një luftë tregtare me Bashkimin Evropian për shkak të bllokimit të protokollit për Irlandën e Veriut.

Si Ministre e Tregtisë Ndërkombëtare, Truss ka nënshkruar 63 marrëveshje rinovimi me vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Japoninë, Australinë dhe Zelandën e Re.
Ajo është një nga anëtarët më jetëgjatë të qeverisë konservatore.

Advertisement