Connect with us

Politike

“Kush është sekreti i fitores radhazi të PS”/ Spiropali ironizon keq PD

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në takimin me gratë dhe vajzat socialiste, nuk ka lënë pa ironizuar dhe kreun e opozitës kur tha se për herë të parë bie dakord me ta, “kur pranojnë se nuk mund ta mundin dot Edi Ramën dhe PS

“Sa herë Shqipëria hyn në zgjedhje, shtrohet pyetja se si ia bëjnë këta socialistët që fitojnë. Cili është sekreti dhe sot që kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren tonë të 10 me PS, besoj se disa përgjigje mund t’i japim.

Kundërshtarët tanë e shohin ndryshe, thonë me gojën plotë se Ramës nuk mundet.

Për herë të parë jam dakord me ta, s’e mundin dot Ramën dhe PS. E në çdo studio e ekran e kudo ku diskutohet publikisht, këto pyetje shtrohet dhe përgjigjet janë të ndryshme.

 

 

Por duke parë këtë sallë sot, dhe parë anketimet kyu gratë na mbështesin në masë të madhe dhe entuziazmin me të cilën ato i besojnë PS, dhe Ramën, them se sekreti ynë më i madh nuk është sekret, por është publik, është mbështetja që kemi nga gratë dhe vajzat e republikës së Shqipërisë që më mirë se të tjerët e dinë se është PS që iu ka dhënë hapësirë të madhe komunikimi e drejtimi në çdo nivel.”, u shpreh Spiropali.

Advertisement