Connect with us

Aktualitet

Kushti i BE për Serbinë/ “Mosrespektimi i shqiptarëve rrezikon anëtarësimin”

Bashkimi Evropian po e ndjek çështjen e trajtimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe pret nga Serbia që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare sa i përket asaj, ka thënë presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa.Në një përgjigje ndaj deputetit shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, Costa ka shtuar se çështja e pakicave në Serbi luan rol në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.“Të jeni të sigurt se BE-ja po e ndjek trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin shqiptar në Serbi. Kjo është e rëndësishme sa i përket angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE. Serbia pritet që të bashkërendojë kornizën ligjore në përputhje me të drejtat e pakicave sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Costas, publikuar nga vet KamberiSa i përket çështjes së pasivizimit të adresave, Costa ka thënë se BE-ja do të vazhdojë t’i nxisë autoritetet serbe që të ofrojnë sqarime të qarta për publikun mbi mënyrën se si kryehen kontrollet për statusin e vendbanimit.Te drejtat e Shqiptareve ne Serbi kane qene gjithmone nje teme delicate, ndersa Kamberi e ka quajtur kete reagim te presidentit te Keshillit te Europes si një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës. 

Advertisement