LAJMI I FUNDIT
Kuvendi përjashton 10 ditë Sali Berishën dhe katër deputetë të tjerë të PD
Sekretariari për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur këtë të premte përjashtimin me 10 ditë nga komisionet dhe seanca plenare e Kuvendit Sali Berishën dhe katër deputetë të tjerë të PD.
Mazhoranca socialiste kërkoi përjashtimin për këta deputetë:
Flamur Noka
Belind Këlliçi
Edmond Spaho
Edi Paloka
Deputetët socialistë që kërkuan përjashtimin janë: Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj, Momi Kodheli dhe Gerta Duraku.
Kjo, pas kaosit të krijuar të enjten në seancën plenare, ku opozita bllokoi foltoren dhe projektligjet u miratuan me shpejtësi nga mazhorannca në mes të zhurmës, së bërtiturave dhe goditjes së tavolinave.
Seanca degradoi pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij për lidhjet me ish- zyrtarin e arrestuar të FBI-së.
Kujtojmë se ndërsa Berisha përleshej në Kuvend, djali i tij ishte i thirrur në SPAK për vrasjen e 26 personave në Gërdec.
Ky duket se ishte dhe shkaku real i tërbimit të tij në Kuvend.