Connect with us

Lifestyle

Ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë të mos hani gjatë natës

Ky truk i thjeshtë parandalon shëtitjet e natës në frigorifer. Gjithashtu, ndihmon për t’iu përmbajtur çdo diete. Nëse e keni zakon të hani natën dhe kjo ndikon në paraqitjen tuaj, nutricionistët kanë një këshillë për ju. Ata rekomandojnë bërjen e një dushi për të luftuar ngrënien e natës.

Edhe nëse zgjoheni në tre me një ndjenjë të padurueshme urie, futuni menjëherë në banjë dhe qëndroni nën dush. Në çdo rast, një dush intensiv në temperaturën e dhomës jo vetëm që do të ndihmojë në uljen e oreksit në mbrëmje, por në përgjithësi largon vëmendjen nga mendimet për ushqimin.

Pas dushit do të reduktoni nervozizmin dhe dëshirën për të ngrënë. Përveç kësaj, dushi ka edhe një efekt relaksues.

Advertisement