Connect with us

Rajon

La foshnjën në banesë dhe doli për të blerë cigare, jepet dënimi për shqiptaren

Një 37-vjeçare shqiptare është dënuar me gjashtë muaj burg në Greqi, pasi kishte lënë foshnjen e saj në shtëpi dhe kishte shkuar që të blente cigare. Ajo ka thënë se është ndarë nga bashkëshorti, dhe nuk kishte ku ta linte fëmijën mëngjesin e së martës, kur i duhej të bënte pazar. 37-vjeçarja kishte lënë të martën e kaluar në shtëpi për rreth një orë vajzën e saj një-vjeçare.

Ajo nuk u paraqit në gjykatë, por u përfaqësua nga një avokat. Sipas aktakuzës, ngjarja u zbulua mëngjesin e së martës kur banorët e pallatit telefonuan Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm dhe raportuan se kishin dëgjuar një foshnje duke qarë prej disa kohësh, nga një apartament në katin e ndërmjetëm dhe nuk e dinin nëse ishte vetëm në shtepi.

Siç ka dëshmuar në gjykatë punonjësi i policisë që ka mbërritur me kolegët e tij në banesën në qendër të Selanikut, ata vetë e kanë gjetur foshnjën duke qarë, por askush nuk e ka hapur derën e hyrjes kur i kanë rënë ziles me këmbëngulje.

“Në fillim menduam se mund të flinin dhe vazhduam t’i binim ziles. Pas të paktën 20 minutash u shfaq gruaja dhe na tha se fëmija ishte i saj. Ne i thamë asaj se kemi qenë këtu për 20 minuta, dhe duam të shohim nëse fëmija është mirë”, dëshmoi oficeriraportojnë mediat greke.

Shqiptarja i ka thënë policisë se kishte shkuar për të blerë cigare, ndonëse sot pohon se ato ishin në supermarket. “Fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nëna ishte në panik kur na pa jashtë shtëpisë. Ajo na tha se kishte shkuar për të blerë cigare, dhe ne e kemi pritur të paktën 20 minuta”, shtoi polici në deklaratën e tij.

Avokati mbrojtës që përfaqësonte 37-vjeçaren tha në gjykatë se e akuzuara është e tronditur nga ngjarja, dhe ka preferuar të mos vijë në gjykatë dhe të qëndrojë në shtëpi me foshnjën e saj.

Advertisement