Connect with us

Aktualitet

Laboratori i heroinës në Has/ Apeli i GJKKO prish dënimin për Astrit Avdylin

Gjykata e Posaçme e Shkallës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi më shumë se një vit më parë Astrit Avdylin me 12 vite burg për përfshirje në laboratorin e heroinës në Has, por çështja është kthyer për rigjykim. Kjo pasi Apeli i GJKKO, ndryshoi vendimin e shkallës së parë për disa nga të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has. Gjyqi do të nisë edhe njëherë, por me trupë tjetër gjykuese.

Vendimet e Apelit të GJKKO: 

Astrit Avdylaj       12 vite burg        Apeli  prish  vendimin

Fatos Llaftiu          3 vite burg         Apeli prish  vendimin

Jasim Kala             7 vite burg        Apeli  vendos 12  vite burg

Denis Llaftiu          i  pa fajshëm     Apeli vendos 10 vite burg

Iskender Sale        15 vite burg      Apeli vendos 15 vite burg

Xhemal Shala        15 vite burg      Apeli vendos 15 vite burg

Laboratori u zbulua në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”, në Tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine. Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”. Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa u arrestuan edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët u akuzuan për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, për ryshfet. Personat vepronin si një grup i strukturuar kriminal dhe më 1 shkurt 2021 gjykata e Posaçme, dënoi me 125 vite burg 17 personat e tjerë të përfshirë në laboratorin e heroinës në fshatin Brenog të Hasit.

Advertisement