Connect with us

Rajon

Lajçak: Kurti dhe Vuçiç e dinë se çfarë pritet prej tyre

Të hënën në Bruksel pritet të miratohet propozimi evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Se a pritet shtrëngim duarsh mes dy liderëve, emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë se ‘të martën mund t’ju tregoj në mënyrë precize”.

Lajcak në një intervistë për The Pavlovic Today tha se Kurti dhe Vuçiq janë në dijeni se çfarë pritet prej tyre.

“Më pyesni të martën, unë do t’ju jap një përgjigje shumë, shumë të saktë. Të dy liderët janë të vetëdijshëm se çfarë pritet prej tyre”, tha Lajçak.

Emisari special tha se miqësia mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është e pazbatueshme, mirëpo sipas tij, është e rëndësishme që ta respektojnë njëri-tjetrin.

“Shikoni, miqësia është një kategori shumë e veçantë. Ju nuk mund të forconi miqësinë. Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që ata të respektojnë njëri-tjetrin. Dhe ata e tregojnë këtë respekt për njëri-tjetrin. Gjithashtu, në deklaratat publike do të thoja se ka vend për përmirësim”, u përgjigj Lajçak

Ai tha se shpreson që ky takim të jetë konstruktiv.

“Si kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq e dinë se çfarë pritet prej tyre dhe po përgatiten për të hënën. Sigurisht që kemi sinjale se po punojnë fort dhe po përgatiten seriozisht. Pra, dëshiroj dhe shpresoj shumë që takimi të jetë konstruktiv”, tha Lajçak.

Po ashtu, emisari special shpreson që të ketë lajme të mira nga ky takim që do të zhvillohet në Bruksel.

“Ata e dinë gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar po vëzhgon nga afër, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në radhë të parë. Kështu që ky takim ndoshta do të shikohet me vëmendjen më të madhe ndonjëherë në historinë e marrëdhënieve të tyre personale dhe të dialogut tonë. Uroj që të jemi në gjendje të prodhojmë lajme të mira nga ky takim.”

Advertisement