Aktualitet
Lajm i mirë për shqiptarët, laburistët do t’u japin azil 90,000 emigrantëve që do deportoheshin në Ruanda
90,000 emigrantë të caktuar më herët në listat për deportim në Ruanda, me ardhjen e laburistëve në pushtet do të kenë mundësinë për të përfituar azil me procedurë të përshpejtuar në Britani.
Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri me të cilin në fillim të kësaj jave do të nisë procesi për shqyrtim të kërkesave për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin nga ishulli.
Këshilli i Refugjatëve vlerëson se do t’u jepet azil rreth 90,000 emigrantëve, pavarësisht se kanë hyrë ilegalisht në Britani, 36,000 prej të cilëve jetojnë aktualisht në hotele që i kushtojnë taksapaguesve britanikë 2.9 milionë paund në ditë.
Gazeta gjithashtu kupton se masa nuk do të kërkojë ndonjë ndryshim në Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak, i cili u miratua vitin e kaluar.
Kjo për shkak se ish-kryeministri nuk aktivizoi kurrë dy elementë të aktit – që çdo kërkesë për azil e bërë në 18 muajt e fundit do të konsiderohej e papranueshme dhe ato më pas do të deportoheshin në Ruandë – gjë që do të kishte penguar zbatimin e planeve të Laburistëve.
Lajmi për planin e qeverisë laburiste vjen vetëm disa orë pasi një emigrant vdiq sepse një gomone u fundos teksa përpiqej të kalonte Kanalin Anglez