Connect with us

Aktualitet

Lajm i mirë që qirje Vangjelit nuk i kanë dalë llogaritë

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar pakënaqësitë që shprehu sot Vangjel Dule për mënyrën se si po bëhet censi i popullsisë. Hoxha shkruan se është lajm i mirë që Dules nuk i kanë dalë llogaritë e “grekëve” në cens. “Një lajm i mirë… Me duket se qirje Vangjelit, nuk i paskan dalë llogaritë e “grekëve” në census, nga Konispoli deri në Labëri… Shqiptarët, ata që kanë mbetur pa ikur në jug të vendit, qenkan deklaruar me të vërtetë shqiptarë. Nuk i paskan gënjyer dot, as me dhrahmitë dhe as me evrot e Eladhës. Kur Shqipëria zvogëlohet çdo ditë prej emigracionit dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët, nuk e kuptoj ku shpreson Vangjeli t’i shtohen “grekët” vorioepiriotë? Isha para dy javësh andej nga zemra e Labërisë. Më thanë, se nuk kishte me njerëz për të nxjerrë me dele në kullotë, e jo më të kishin tepruar labër, për t’i dhënë “borxh” Vangjelit si vorioepiriotë… Ja dhe të parin e OMONIA-s, Fredi Bejlerin, nga Progonati e kanë, ç’kanë që ankohen??!! Vetëm në regjistrofshin për “vorioepiriotë” çamët e Vlorës, çamët e Fierit dhe Rifat Sulejmanin e grupit Çam të Rrogozhinës, mbase ndryshon pak situata”, shkruan Hoxha.

Advertisement