Connect with us

Lifestyle

Lajme të këqija për meshkujt që flenë shumë dhe ata që flenë pak

Duke bërë gjumë të tepërt ose duke fjetur pak, meshkujt rrezikojnë fertilitetin! Në mesin e 790 çifteve studiuesit kanë gjetur se çiftet në të cilat meshkujt bënin gjumë më pak se 6 orë ose më shumë se 9 orë, kishte gjasa të reduktuara të shtatzënisë.

Nëse marrim për pikë referimi – 8 orë gjumë si kohëzgjatjen ideale të të fjeturit, meshkujt që bëjnë gjumë më pak se 6 ose më shumë se 9 orë, kanë një rënie prej 42 për qind të fertilitetit të tyre.

Shpjegimi hormonal është shumë i qartë. Testosteronet janë vendimtare për prodhimin e pasardhësve dhe shumica e tyre krijohen gjatë gjumit, kështu gjumi i çrregullt mund të ndikojë negativisht.

“Është e mundur që kohëzgjatja e gjumit, ndikon në humbje të imunitetit, rënie të epshit dhe humbje të fertilitetit”, vuri në dukje autori i studimit, duke u pajtuar se duhen ende studime të tjera.

Si kohëzgjatje ideale të gjumit studiuesit kanë thënë se është kohëzgjatja nga 7 deri në 9 orë, shkruan EO. Vlen të theksohet se konsumi i frutave dhe perimeve është me rëndësi.

Advertisement