Connect with us

Politike

“Lajmi ‘bombë’ javën e fundit”/ LaCivita në fushatë, Alizoti: Do ketë surpriza pozitive

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ka deklaruar se prania e Chris LaCivita do të sjellë surpriza për Partinë Demokratike.  Alizoti tha se lajmi ‘bombë’ do të jetë javën e fundi të fushatës. Sipas Alizotit, fushatat e PD janë të mbushura me qytetarë real, ndërsa takimet e PS janë të mbushura me punonjës të administratës. Alizoti deklaroi se në zgjedhjet e 11 majit shkojnë për fitore.

Unë mendoj se do ketë ende surpriza pozitive për forcë tonë. Në fushatë elektorale javët e fundit janë dexhizive. Lajmi bombë do të jetë javën e fundit që të krijojë më shumë perceptim tek njerëzit. Unë shikoj një ngritje frymë të habitshme. Ato mitingje janë mitingje pa nëpunës, janë natyrale. Ato pallate sportesh që mbushen plot janë natyre. Kjo forcë politike ishte drejt zhbërjes dhe sot gjeti vitalitetin. Kjo forcë është i vetmi shans që të ikë ky njeri,” tha Alizoti.

Advertisement