Politike
‘Lali kthehu, Tirana është qelbur’/ Olta Gixhari ‘në gjunjë’ për Veliajn: Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë…
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Mbështetës të shumtë të Veliajt kanë shprehur hapur gëzimin e tyre, ndërsa ndër zërat publikë që reaguan ishte edhe aktorja e njohur Olta Gixhari.
Përmes një postimi në Instagram, Gixhari ndau një mesazh emocionues në mbështetje të Veliajt, të shoqëruar me një fotografi të tij.
“Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e duam më shumë në mungesë. Jo çdo e keqe vjen për keq, Lali. Tirana është qelbur dhe në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton,” shkroi aktorja në story-n e saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili u publikua pak ditë më parë, argumenton se shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak dhe miratimi nga Qeveria u kryen në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas gjykatës, justifikimi se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për tre muaj nuk përbënte bazë ligjore për shkarkim.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt, ndërkohë që proceset ligjore ndaj tij janë ende në zhvillim.